Shkolla fillore “7 Marsi” në Opajë- komuna e Likovës, nikoqire e mysafirëve nga Franca

November 3, 2022
min lexim

Shkolla fillore komunale ” 7 Marsi”, në fshatin Opajë, komuna e Likovës, ishte nikoqire e katër profesorëve të shkollës “Alain Chartier” nga Bayeux (Francë), në kuadër të projektit Erasmus +. Ata qëndruan për katër ditë me radhë në këtë komunë, si dhe vizituan vende të ndryshme. Shkolla fillore e Opajës, është shkollë partnere me këtë shkollë franceze në kuadër të projektit Erasmus +, me ç ‘rast janë paraparë edhe vizita të ndërsjella në të ardhmen nga nxënës të këtyre dy shkollave dhe stafi i mësimdhënësve.

Bartës të projektit nga shkolla nikoqire e fshatit Opajë janë drejtori i shkollës, z. Besnik Ibrahimi dhe profesoresha e frëngjishtes, njëkohësisht koordinatore e projektit në këtë shkollë, znj. Gzime Ramadani.

Në anën tjetër, pjesëmarrës në projekt nga Franca janë:

  1. François Le Cardinal-profesor i letërsisë klasike në kolegjin “Alain Chartier” në Bayeux dhe udhëheqës i projektit nga pala franceze, njohës i pasionuar i historisë së Ballkanit dhe të shqiptarëve, i cili kultivon lidhje me arealin shqiptar që nga vitet 1988/89.
  2. Éric Goyer- koordinator i dispozitivit të njësisë lokale të përfshirjes (defektolog)

3.Laurence Lemarié- profesoreshë e spanjishtes

  1. Sandrine Dormoi -ndihmës drejtoreshë kryesore e kolegjit.

Nikoqirët dhe mysafirët kishin shkëmbime të përvojave , njohurive dhe metodave të një përqasjeje të re në fushën e mësimdhënies dhe nxënies .

Fillimisht mysafirët përveç pritjes në shkollën e Opajës dhe në familjet nikoqire, u pritën nga autoritetet komunale të Likovës.

Më pas ata vizituan shkollën e mesme-gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë dhe u pritën ngrohtësisht nga drejtori, z. Afrim Aliti.

Ata mes tjerash patën takim edhe me drejtorin e Institutit Francez në Shkup, z. Hygo Bechtel, shoqëruar nga atasheu, Branko Çobanov, si dhe nga përkthyesi dhe profesori në këtë institut dhe në Ambasadën e Francës në Shkup, z. Ardian Ramadani. Më këtë rast u shqyrtuan pistat e bashkëpunimit në kuadër të projektit Erasmus + përmes këtij instituti.

Përveç kësaj, mysafirët vizituan edhe Shkollën Ndërkombëtare të Modës « Izet Curri », si dhe u takuan me drejtorin e kësaj shkolle, stilistin e njohur z. Izet Curri, e me nxënësit e u njohën për së afërmi me kreacionet dhe punën e këtij instituti.

Mysafirët vizituan mes tjerash edhe varrezat franceze në Manastir, muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, qytetin e Krushevës, liqenin e Matkës dhe shpellën e Vrellës, si dhe varrezat e dëshmorëve dhe monumentin e shqiponjës në Sllupçan.

Parashihet vizita e radhës nga nxënës të shkollës së Bayeux (Francë) në vitin e ardhshëm, si dhe vizitë e ndërsjellë e nxënësve të shkollës së Opajës në qytetin e Bayeux (Francë).

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fundi më i çuditshëm i një karriere futbollistike

Story i radhës

Kryeministri Kovaçevski në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Berlin

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë