Shkolla e Vizbegut assesi të hapet / Drejtori u emërua, por nuk përgjigjet

Shkolla e re e Vizbegut ende nuk po i hapë dyert për nxënësit. U prit me vite që të ndërtohet, e tani kur gjithçka është gati, procedurat e hapjes po zvarriten. Kadri Elezi është zgjedhur drejtor, por ai nuk po përgjigjet.

“Edhe pse u emërua drejtori tek shkolla e Vizbegut përsëri dyert janë të mbyllura, e kërkuam që të flet të na tregojë se deri ku janë procedurat për funksionimin e kësaj shkolle, por ai nuk u përgjigj”, raporton gazetarja e TV21, Fazile Halili.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, kishte thënë se shkolla do të hapet në gjysmëvjetorin e dytë, por kjo nuk ndodhi. Ai kërkon nga komuna që sa më shpejtë t’i bëjë punësimet, që shkolla të nisë me punë.

“Tani drejtori me emërim tek ajo që kam ndjekur paraprakisht para 3 ditësh kam parë që ka ardhë statuti i shkollës duhet të jetë bërë regjistri në regjistrin qendror të institucionit, emërimi i drejtorit dhe nga komunikimi i komunës po pritet dorëzimi i kërkesave për të punësuarit”, është shprehur Shaqiri.

Kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski, në linjë telefonike para disa javësh, deklaroi se pas emërimit të drejtorit, shkolla menjëherë do të fillojë me mësimin. E përderisa po zvarriten procedurat, fëmijët e Vizbegut çdo ditë po udhëtojnë me kilometra për të shkuar në shkollat e komunës së Çairit dhe Shutkës.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Profesori universitar ‘zbulon’ qëllimet që kishte Adem Jashari, ky ishte projekti sekret kombëtar

Story i radhës

Kontrolloni se a jeni të regjistruar në Listën zgjedhore, afati përfundon më 18 mars…

Të fundit nga