shkolla e verore e kodimit ne ictslab hap regjistrimet femijet mesojne kodim permes argetimit 6285220d78b78

Shkolla e Verore e Kodimit në ICTSlab hap regjistrimet, fëmijët mësojnë kodim përmes argëtimit

May 18, 2022
min lexim

Qendra Laboratorike e aftësive të shek. 21 ICTSlab hapi regjistrimet për Shkollën Verore të Kodimit për grupmoshat 8-12 vjeç dhe 13+ Vjeç.

Nëse dëshironi që fëmija juaj të fitojë vetëbesim, të ketë vetëvlerësim të fortë e të qëndrueshëm dhe të zhvillojë të gjitha aftësitë e nevojshme për të gjetur punën që ëndërron, atëherë duhet të filloni tu mësoni programim dhe gjuhët e programimit mund të jenë zgjidhja që keni kërkuar.

WhatsApp Image 2022 05 18 at 5.33.54 PM

Duke mësuar të kodojë, një fëmijë ka avantazhe të mëdha për më shumë sukses në shkollë, mundësi punësimi pavarësisht industrive ku ai do të angazhohet në të ardhmen nga sektori i teknologjisë tek financat, shitjet, shëndetësisë e madje edhe artit.

Kurset intensive përbëhen prej 16 seancash dhe secila zgjat 2 orë në ditë nga e Hëna në të Enjte.

Programimi kompjuterik i mëson fëmijët të eksperimentojnë dhe u jep atyre besimin për të qenë krijues. Ata do të kenë mundësinë të dizajnojnë diçka që është tërësisht e tyre. Karakteri i fëmijëve lulëzon nga reagimet që marrin nga krijimi i diçkaje që e duan.

Kurset e Shkollës Verore të ICTSlab do të ofrohen në tre paketa:

  • Code Like e Hero (8-12 Vjeç)
  • Be a Web Designer (13+ Vjeç)
  • Be a Programmer (13+ Vjeç)

Kurset do të mbahen nga e Hëna në të Enjte gjatë orëve10:00 – 12:30dhe 13:30 – 16:00përgjatë datave:

  • 13 Qershor – 24 Qershor 2022
  • 27 Qershor – 8 Korrik 2022
  • 11 Korrik – 22 Korrik 2022

Për tu bërë pjesë e kurseve mjafton të plotësoni formularin mëposhtë: https://forms.gle/65LbbqLPw5A8RNbB7

WhatsApp Image 2022 05 18 at 5.33.55 PM

Për informacione më të hollësishme vizitoni faqen zyrtare të ICTSlab.

Kodimi, një aftësi e shekullit 21, është shndërruar me shpejtësi në një aftësi po aq e domosdoshme sa edhe shkrimi e matematika dhe është shumë e rëndësishme për një gamë të gjerë profesionesh.

Edhe nëse fëmija nuk dëshiron të bëhet një programues, aftësitë koduese do të provojnë të dobishme në fusha të ndryshme. Kodimi të mëson zgjidhjen e problemeve, organizim, matematike, tregim, dizajn e shumë të tjera. Bukuria e kodimi qëndron tek mundësia që u jep fëmijëve të shprehen në mënyrë kreative.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bota e hijeve dhe ne 628521e03288b
Story i mëparshëm

Bota e Hijeve dhe Ne

ndryshon cmimi i energjise elektrike ne kosove rikthehen tarifat e vjetra 6285299043989
Story i radhës

Ndryshon çmimi i energjisë elektrike në Kosovë, rikthehen tarifat e vjetra

Të fundit nga

Trump i pakënaqur me planin e shefit të Apple

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i pakënaqur me faktin që Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple, synon të prodhojë iPhone për tregun e Shteteve të Bashkuara në fabrika të reja të

Bayer pa Xhakën ndahet baras në udhëtim

Bayer Leverkuseni ka barazuar në udhëtim, me rezultat 2:2 me Mainzin. Bayeri e ka siguruar biletën për në Champions League e Mainz për garat evropiane. Granti Xhaka nuk u paraqit asnjë minutën
ShkoLartë