Shkolla e Reçicës së Vogël dy javë pa rrymë / Drejtori ik, prindërit kërkojnë përgjigje

“Gjendemi në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël ku zilja e shkollës ka 2 javë që nuk bie për shkak të mungesës së rrymës elektrike”, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari.

Derisa po xhironim në shkollë për problematikën, të punësuarit këtu na thanë ta lëshojmë objektin, pasi sipas tyre, nuk paskemi të drejtë të incizojmë.

Duke biseduar me prindërit e nxënësve, erdhi drejtori i shkollës Nazif Ajdini, i cili nuk dha asnjë sqarim para kamerës pse objekti ka mbetur pa rrymë, ndërsa nxënësit detyrohen të ndjekin mësimin në klasa të ftohta.

Në vend të përgjigjeve, na e mbylli derën.

“Nuk e di a ka rrymë a s’ka, unë nuk merrem me rrymën.
-E keni paguar rrymën?
-Po, mos xhiro të lutem, mos xhiro
-I keni lënë nxënësit në shkollë pa rrymë, ju thoni duhet leje, pse nuk ka rrymë?
-Në EVN duhet të pyetni. Në EVN thonë se nuk e keni paguar, mund të hyjmë brenda, pse në shkollë nuk ka rrymë?”

Sikur të mos mjaftonte mungesa e përgjigjeve, drejtori po ashtu kërkoi që ta lëshojmë objektin shkollor, ose përndryshe kërcënoi se do ta thërrasë policinë.

Nga ana tjetër, prindërit kërkojnë llogari për kushtet ku mësojnë fëmijët e tyre.

“Është e vërtetë, ajo shihet, pa rrymë e kanë lënë shkollën, po ftohet ajo vërehet. I kemi marrë nga Reçica e Madhe për më mirë, këtu ma keq ka dalë, nuk është në rregull, duhet të shihet pse është rryma pa paguar pse nuk e kanë dërrasën e zezë në rregull, kush duhet ti bëjë këto punë dhe plus drejtori del edhe kërcënon gazetarin se nuk ka të drejtë, nëse ai nuk ka drejtë kush ka të drejtë.”

“Jo, nuk ka dy javë, nuk ka rrymë hiq, nuk është diçka me rrena.”

“Këtu nuk ka rrymë më shumë se një javë, i kanë mbajë nxënësit katër muaj me një klasë se nuk ka mësuese, tash nja një muaj ka që i ka ndarë.
-A është ftohët për fëmijët?
-Ftohët, nuk ka rrymë dhe ftohët tash pak u ngrohë por ftohët ka qenë dhe kolli i nget ato fëmijët”.

Nga sektori për veprimtari komunale e pranojnë se shkolla është dy javë pa rrymë, ndërsa thonë se faj nuk është tek ta, sepse siç shprehen, i kanë paguar faturat.

“Rasti na është paraqitur kur është ndërprerë rryma nga ana e drejtorisë, kur edhe atë ditë kanë intervenuar tek ndërmarrja EVN për të marr të dhëna për çfarë arsye është bërë ndërprerja energjisë elektrike, pasi që faturat për energji elektrike nuk kanë ardhur tek shkolla fillore “Naim Frashëri”, por ajo faturë është drejtuar tek Ministria për Arsim dhe Shkencë”, tha Nazmi Dauti nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës.

Sipas Dautit faturat janë paguar, ndërsa lëshimi i rrymës do të behët këto ditë. Sa i përket mungesës së mirëmbajtësve të higjienës, Dauti e arsyeton se Ministria e Arsimit nuk e miraton punësimin.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

​Duka i zhgënjyer nga humbja me Poloninë, kërkon reagim në ndeshjet e qershorit

Story i radhës

Të shtëna në Kavajë, policia reagon për ngjarjen me dy të vdekur

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez