Shkolla “Astrit Bytyçi” bëhet me Sallë të Sportit, drejtoresha shprehet e lumtur me këtë investim

Investimi në fushën e arsimit është thelbësor për ngritjen e cilësisë.Kështu, Shkolla ” Astrit Bytyçi” në Ferizaj, në ditën e saj u pasuruar me Sallëm e Sporteve.Që nga ardhja e drejtoreshës së re, Kristina Bytyçi Gashi,ndryshimet janë të theksuara.

Si nikoqire, të pranishmit i përshëndeti drejtoresha e shkollës, Kristina Gashi Bytyçi, që  bashkë me nxënësit kishin përgatitur një program të pasur kulturor-artistik të cilin e prezantuan në këtë ngjarje.

Gjithashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili me këtë rast ka thënë se ky është një moment i veçantë kur po shënojmë dy data domethënëse, për lirinë si rrjedhojë e sakrificës dhe arsimin ferizajas  duke shënuar ditëlindjen e Astritit që njëkohësisht është edhe dita e shkollës – emrin e të cilit mban, si dhe inaugurimin e një vepre publike të rëndësisë kapitale për institucionin por edhe sportin në Ferizaj – Sallën e Sportit të shkollës suaj.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtori i arsimit, Afrim Llabjani, duke uruar stafin dhe mësidhënësit për këtë mundësi të re në fushën e sportit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në ditën e përkujtimit të gjenocidit, Pashinian u kërkon armenëve të “tejkalojnë traumën”

Story i radhës

Bekteshi pyet Taravarin: Te cili noter e dorëzove dorëheqjen

Të fundit nga