shkoja me femra te tjera luaja bixhoz flas dhe me ufo t endri prifti rrefen jeten pas divorcit 627f740bb776a

“Shkoja me femra të tjera, luaja bixhoz. Flas dhe me UFO-t”- Endri Prifti rrëfen jetën pas divorcit

May 14, 2022
1 minut lexim

Endri Prifti, një nga artistët e preferuar të publikut shqiptar, rrëfeu për herë të parë momentet e tij më të vështira pas divorcit.

Pas mosmarrëveshjeve të shumta me ish-bashkëshorten të cilat u bënë publike, së fundmi Endri u pyet nga moderatorja Ester Bylyku, në ‘Glamour Zone’ se si e kalon një mashkull i dashuruar brengën e ndarjes

“Një pyetje me vend kjo. Prandaj ne bëjmë ato aventura që s’duhet t`i bëjmë, që e ekzagjerojmë. E kalon duke pirë alkool, duke abuzuar me gjëra të tjera, duke luajtur bixhoz, duke vuajtur me veten, duke shkuar me femra të tjera kot. Dhe prapë brenga nuk kalon, do vite që të kalojë ajo”, tha Endri Prifti.

Ndërsa i pyetur se cila është çmenduria më e madhe që ka bërë, artisti u përgjigj:

‘Jam i vërtetë, nuk i trembem të tregoj te vërtetën. Abuzoj shumë, rri me ditë pa gjumë, bredh posht e lart në vendet më të këqija që mund të ekzistojnë, në ato që ty s’ta merr mendja. Ose flas edhe me UFO-t (qesh).

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

koreja e veriut konfirmon edhe 21 vdekje me covid 19 627f7405c8f01
Story i mëparshëm

Koreja e Veriut konfirmon edhe 21 vdekje me COVID-19

skena te tmerrshme ne takimin mes milwaukee bucks dhe boston celtics 627f7411e366b
Story i radhës

Skena të tmerrshme në takimin mes Milwaukee Bucks dhe Boston Celtics

Të fundit nga

ShkoLartë