“Shkoi në një ditëlindje dhe i tha dhuratën do ta marrësh në shkollë”, detaje të reja për rastin e 14-vjeçarit në Beograd

1 minut lexim

Dy ditë para se të kryente aktin makabër, 14-vjeçari që tronditi Beogradin javën e kaluar, Kosta K. kishte qenë në një ditëlindje të njërit prej shokëve të tij.

Një nga shokët e shkollës së Kostës, i cili ka folur për gazetën franceze “Le soir”, tha se në listën e objektivave të Kostës që ai qëlloi ishte dhe djali në ditëlidjen e të cilit ishte Kosta K.

Siç shpjegoi ai, nuk i solli dhuratë , por i tha që dhuratën do ja jepte të mërkurën në shkollë.

“Nuk i ka sjellë dhuratë për ditëlindje dhe më vonë i ka thënë – dhuratën do ta marrësh të mërkurën në shkollë”, ka thënë djali dhe ka thënë se ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga dritarja.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lakers dhe Knicks marrin fitoret e radhës në Play-Off

Story i radhës

Kovaçev për ndalimin e hyrjes në RMV: Shkupi detyrohet të jap shpjegim

Të fundit nga