Shkodranët tentojnë të marrin një rezultat pozitiv

1 minut lexim

Vllaznia do të përballet kundër Valurit në Islandë në orën 21:00, takim i vlefshëm për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Klubi shkodran tenton kualifikimin për më tej, duke pasur parasysh që ky ka qenë viti i parë që kuqeblutë janë shortuar në vazon e parë, dhe i ka rënë një ekip më i dobët në letër.

Ashtu siç pritej, trajneri Brdariç ka hedhur në fushën e lojës lojtarët më të mirë që ka në dispozicion, dhe synon të kthehet në Shkodër me një rezultat pozitiv nga Reikjaviku.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Krymi, Balaj, Kahrimanoviç, Bajrami, Mala, Deliu, Qato, Stojanoviç | Trajner: Tomas Brdariç

VALUR: Shram, Gunarson, Antonson, Janson, Pedersen, Sigurdson, Laruson, Trygvason, Eijolfson, Palson, Sigurdson | Trajner: Arnar Gretarson.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Së shpejti do të mund t’i transferoni fotot drejtpërdrejt nga Android në iPhone

Story i radhës

Wanda Nara dhe Mauro Icardi ndahen sërish, ndoshta përfundimisht

Të fundit nga