Shkodran Imeraj rizgjidhet Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

March 3, 2022
1 minut lexim

Sot pas ditë në Deçan, në sallën e katit të III-të të Komunës së Deçanit i ka zhvilluar punimet Kuvendi i VII-të Zgjedhor i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Pas miratimit të rendit të punës, delegat e Kuvendit të VII-të kanë aprovuar raportin e punës së Kryetarit dhe të Kryesisë së LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, raport ky që pasqyroj punën ndërmjeti Kuvendit të VI-të dhe VII-të të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Delegatët e pranishëm me unanimet të plotë kanë rizgjedhur për kryetar të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, Dr.Shkodran Imeraj, ndërsa nënkryetar është rizgjedhur Afrim Balaj dhe sekretar Musli Turkaj për mandatin 03 mars 2022 – 02  mars 2024.

Në vazhdim të punimeve të Kuvendit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, janë themeluar Çmimi për kulturë “Ismet Osdautaj” dhe Çmimi për arsim “Ismajl Balaj-Metë Alaj-Ramadan Shala-Tahir Dushi”.

Punimet e Kuvendit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan kanë shkuar në atmosferë punë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eroll Salihu u çon letër drejtuesve të FFK-së

Story i radhës

Fansi i Beniadës habit me veprimin që ka bërë për ish- banoren e BBV

Të fundit nga

ShkoLartë