Shkodra: Veprimet e fundit të Serbisë duhet të sanksionohen

April 18, 2024
1 minut lexim

Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra në “Lajmet e fundit” ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë se Serbia ka sjellje totalisht destruktive dhe duhet sipas saj të ketë veprim sanksionues ndaj Serbisë.

“Serbia ka sjelle totalisht destruktive. Dhe për këtë sjellje dhe këto veprimet e fundit të Serbisë, ajo duhet të sanksionohet”, ka thënë ajo.

Shkodra ka thënë se aleatët tanë dhe faktori ndërkombëtarë nuk duhet të lejojë Serbinë që të bëjë veprimet destruktive.

Sipas saj, ndalimi i zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq nga autoritetet e Serbisë është bërë me qëllim që ta friksojë komunitetin serbë në Kosovë.

“Ndalimi i Jankoviqit e frikëson komunitetin serb. Serbia nuk dëshiron që serbët të integrohen në Kosovë”, ka thënë ajo për RTK.

Shkodra ka folur edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ajo ka thënë se për fazën finale Kosova mund ta këtë edhe një kusht që ka të bëjë me draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Mendoj se Kosovës do t’i kërkohet që draft-statuti për Asociacioni e komunave me shumicë serbe të dërgohet ne Gjykatën Kushtetuese para se të merret vendimi final për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të krijohet sepse nuk do të ketë zgjidhje tjetër.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haradinaj për Kurtin: Qytetarët e Maqedonisë s’do ta lejojnë mashtruesin e Kosovës t’u tregojë kë ta votojnë

Story i radhës

Osmani: Vota juaj është investim për të ardhmen 

Të fundit nga

ShkoLartë