Shkëputet Nderim Saraçi, kryeson i vetmuar me 6,5 pikë

min lexim

Kampionati vetjak i Kosovës në shah

Garat e Kampionatit vetjak të Kosovës në shah për të rritur tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare. Kampioni aktual i Kosovës, Nderim Saraçi në takimin e xhirosë së 7-të ka shënuar fitore kundër

Gani Hamitit. Me këtë fitore ai shkëputet nga përcjellësit dhe kryeson në renditje me 6,5 pikë.

Osman Saraçi dhe Bedri Sadiku kanë remizua, kurse fitore shënuan Albert Zenuni kundër Muhamet Asllanit, Enver Berisha në përballje me Besnik Aliun si dhe Hysen Zenuni që mundi Ramë Ramën.

Përcjellësi më i përafërt i kampionit Bedri Sadiku është në pozitën e dytë me 5,5 pikë. Madje 6 shahistë të tjerë kanë tubuar nga 5 pikë. Janë këta, Gani Hamiti, Enver Berisha, Hysen Zenuni, Albert Zenuni, Osman Saraçi dhe Elion Rexhepi.

Femrat- katër shahiste me pikë të plota

Në konkurrencën e femrave është zhvillua xhiroja e dytë e Kampionatit vetjak të Kosovës në shah. Katër shahiste kanë pikë të plota. Janë këto, Rinesa Saraçi, Ndrqona Saraçi, Jona Reçica dhe Arlinda Avdiu të cilat edhe konsiderohen mëtueset krysore për titullin e kampiones.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kasami i vetmi kryetar shqiptar nga RMV në Pragë të Çekisë, në Forumin Ekonomik “Smart Cities”

Story i radhës

Nensi Pelosi tërhiqet si lidere e Dhomës së Përfaqësuesve

Të fundit nga