Shkëndija shet edhe një tjetër futbollist

January 25, 2024
1 minut lexim

Pas Dashmir Elezit, Shkëndija e Tetovës ka shitur edhe një tjetër futbollist në këtë afat kalimtar të transferimeve. 

Skuadra tetovare ka njoftuar përmes një komunimate se Metodi Maksimov do ta vazhdoj karrierën në Austri te skuadra LASK Linz.

Klubet janë dakorduar për kushtet e këtij operacioni, ndërsa përveç dëmshpërblimit Shkëndija mban edhe 5% të vlerës së kartonit për transferimin e ardhshëm eventual. 

Mbrojtësi 21 vjeçar largohet nga kuqezinjtë pas një viti. Maksimov te Shkëndija erdhi dimrin e shkuar nga rradhët e Rabotniçkit, ndërsa fiks pas një viti menaxhohet transferimi i tij te skuadra që militon në Bundesligën austriake.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shkenca pas rënies në dashuri… Ajo dhemb

Story i radhës

​Politico: Këta janë tre skenarët e luftës mes Evropës dhe Putin

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë