Shkëndija për tre pikë në Shkup

Shkëndija e Tetovës kërkon tre pikë në pauzën ndërkombëtare dhe me ambicie për fitore udhëtohet për duelin me Skopjen. 

Shkëndija duelin e rradhës e luan në Shkup, ku përballë Skopjes vendase do të zhvillojmë duelin e xhiros së 24-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“Me dy fitore resht dhe tre të njëpasnjëshme në terren vendas, të dielën shkojmë në Shkup për tjetër sukses i cili pavarësisht pozitës së rivalit, seriozisht mund të ndryshojë shumë gjëra në garën për titullin kampion.

Gjatë javës është punuar që të eliminohen gabimet në lojë, derisa sfidat me Rabotniçkin (3:1) dhe Akademia Pandevin (2:1) duhet të jenë motiv për tjetër sukses. 

Skopje pas 23-të xhirove mban vendin e parafundit (10-të) në renditje me vetëm 14 pikë të tubuara (2 fitore, 8 barazime, 11 disfata). Gjysmësezonin pranveror ekipi nga Autokomanda e Shkupit e ka nisur me 2 barazime pa gola si mysafir me Bregallnicën dhe në fushë të vet me Tikveshin.

Pasoi humbje 4:0 në fushë të Rabotniçkit, barazuan 1:1 si vendas me Makedonija Gj.P., derisa fundjavën e fundit u mundën 3:1 nga Sileksi në Kratovë. Në 5 xhiro kanë 3 barazime dhe dy humbje, vetëm dy gola të shënuar, por ajo që bie në sy është se nuk janë mundur në ndeshjet si vendas.

Gjatë kësaj kampanje Shkëndija dhe Skopje janë përballur 3 herë. Në kampionat si “vendas” në Strugë në fillim të sezonit ku luanim shkaku i pezullimit të terrenit fituam 2:0, derisa në Autokomandë na mjaftoi goli i vetëm i Dorievit për fitore 1:0 dhe koleksionim të tre pikëve.

Ndërkohë në kuadër të Kupës kuqezinjtë në Tetovë regjistruan fitoren më bindëse në këtë kampanjë, duke mundur Skopjen me shifrat 5:0″, njofton KF Shkëndija.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Forcat speciale ukrainase “Ujqërit e Bardhë” shkatërrojnë 10 tanke ruse brenda natës, shërbimi i sigurisë publikon pamjet

Story i radhës

Gjashtë gola për një barazim në ndeshjen e Tottenhamit

Të fundit nga