Humbja e parë e Shkendijës në ndeshjen e katërt kontrolluese në kuadër të përgatitjeve në Antalia.
Tetovarët pësuan humbje me rezultat 3:1 nga skuadra çeke Slovan Liberec.
Çekët kaluan në epërsi në minutën e 35-të me golin e Stoch, pastaj shënoi Rabushiq në minutën e 74-të për 2:0, vetëm dy minuta më vonë Gembiski e rriti epërsinë në 3:0.
Hasani përmes penalltisë ngushtoi humbjen në minutën e 84-të.