Shkendija mbetet pa Dashmir Elezin?

Shkendija e Tetovës do të mbetet pa megatalentin e saj Dashmir Elezi, raporton mediumi maqedon “Sportmedia”.

Ai luajti si 16 – vjeçar në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tani është 18 vjeç, me gjasë do të transferohet në Gjeorgji.

“Elezi dhe menaxheri i tij janë në bisedime përfundimtare me klubin e tij të ardhshëm.

Dihet se Shkendija do të kërkojë një shumë të madhe, pra si dëmshpërblim dhe vetëm dy klube në Gjeorgji kanë fuqinë financiare për ta paguar atë dëmshpërblim. Ato janë Dinamo Tbilisi dhe Dinamo Batumi.

Sulmuesi i ri është edhe një nga lojtarët kyç në përzgjedhjet e reja të Maqedonisë përkatësisht Maqedonisë U-19”, shkruan mes të tjera media maqedone.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Stresi bën deklaratën e fortë: Ekziston jeta pas…

Story i radhës

​Rakacolli: Situata nga COVID-19 në Shqipëri e kontrolluar, vaksinimi mbron dhe nga variantet e reja

Të fundit nga