Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin e ri në Ligën e Tretë-Veri të Maqedonisë, i cili do të fillojë më 10 shtator, Shkëndija e Haraçinës luajti ndeshjen e parë miqësore me Lepencin në Kaçanik.
Haraçinasit bënë një paraqitje të mirë, ndërsa rezultati në fund ishte 3:3. Pas pjesës së parë Shkëndija kishte epërsi prej dy golave (1-3). Dy gola i shënoi përforcimi i madh Emir Aliu dhe një Artan Azemi.
Më shumë se rezultati në këtë ndeshje kishte rëndësi testimi i formës së lojtareve dhe aplikimi i sistemeve të ndryshme të lojës në prag të sezonit të ri nga trajneri Evzi Aliu.
Ky i fundit ka testuar të gjithë 28 lojtarët që i ka në ekip.
Ka pasur gjëra pozitive në lojën e tyre, por edhe gjëra që duhet të përmirësohen në ditët në vazhdim.
KF Shkëndija shpreh falënderim të veçantë deri te ekipi i KF Lepenci për mikëpritjen e ngrohtë, duke i uruar suksese.
Më 20 gusht (e diel), Shkëndija luan miqësoren e dytë në Kosovë, kësaj radhe me skuadrën e Sharrit nga Hani i Elezit.