Shkëndija e Tetovës gati sa zhgënjeu megjithatë ngadhënjeu në frymën e fundit me rezultat 3:2 ndaj Brera nga Strumica.
Mysafirët avancuan me rezultat 0:2 me golat e futbollistëve Ivkoviq (16′) e Cvetanovski (68′).
Shkëndija këndellet dhe shënoi golat e fitores përmes lojtarëve Ademi (77′), Cake (85’) e Aganspahiq (90+4’).
Shkëndija kryeson me 58 pikë, pasojnë Struga Trim Lum 58 pikë, Shkupi 58 dhe Brera zë vendin e tetë me 37 pikë pas javës së 30-të në elitën e futbollit maqedonas.