shkendija futet ne histori trondit skuadren e madhe rumune ne bukuresht 688a750148e30

Shkëndija futet në histori, trondit skuadrën e madhe rumune në Bukuresht

July 30, 2025
1 minut lexim

Shkëndija e Tetovës futet në histori, duke u kualifikuar në rrethin e tretë të Champions League në futboll.

Shkëndija ka shënuar fitore në Bukuresht, me rezultat 2:1 ndaj Steaua-s dhe falë fitores në Shkup me 1:0, kualifikohet në rrethin e tretë.

Skuadra shqiptare feston, Steaua e tronditur largohet nga fusha.

Pjesa e parë ështl karakterizua me lojë të mirë dhe Shkëndija u paraqit me kujdes duke mbuluar me sukses çdo repart.

Në minutën e 28-të, futbollisti Cisotti kaloi në epërsi skuadrën rumune.

Kjo epërsi nuk zgjati më shumë se pesë minuta. 

Skuadra kuqeiz me vetëmohim ia doli që të barazojnë rezultatin në minutën e 33-të.

Autor i golit Liridon Latifi.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut ka shënuar edhe një gol në pjesën e dytë dhe në finish të takimit, duke ua “prerë” këmbët vendasve.

Në minutën e 87-të Krstevski realizoi për 1:2.

“Ballistët” ishin në numër të madh në Bukuresht duke i dhënë përkrahje të madhe Shkëndijes në këtë kualifikim historik.

Në rrethin e tretë Shkëndija përballet me Qarabagun e Azerbajxhanit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne mesin e luftes me zemer shqiptare korcarja e martuar me nje palestinez qe jeton ne gaza humbem djalin 688a748af072e
Lajmi i mëparshëm

Në mesin e luftës me zemër shqiptare! Korçarja e martuar me një palestinez që jeton në Gaza: Humbëm djalin!

fundi i vulave ne pasaporta nga tetori be e nis sistemin biometrik preket edhe kosova 688a750476cb2
Lajmi i radhës

Fundi i vulave në pasaporta, nga tetori BE e nis sistemin biometrik- preket edhe Kosova

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë