ne mesin e luftes me zemer shqiptare korcarja e martuar me nje palestinez qe jeton ne gaza humbem djalin 688a748af072e

Në mesin e luftës me zemër shqiptare! Korçarja e martuar me një palestinez që jeton në Gaza: Humbëm djalin!

July 30, 2025
1 minut lexim

Abdallah Jaber, palestinezi që jetoi mbi 30 vite në Shqipëri, ndodhet sot në Gaza, në mes të luftës, së bashku me gruan e tij korçare Albina Sadikajn.

Lufta iu mori Ibrahimin e vogël, një nga tre djemtë e tyre. Ndërsa djali tjetër, Ahmedi, që po jeton në Shqipëri është ndarë për së gjalli nga prindërit.

“Nuk kam zemër të flas për Ibrahimin. Ishte një djalë i shkëlqyer. Shumë njerëz më pyesin Abdullah pse qëndron aty në këto kohë të vështira?  Unë i thashë Albinës dhe kalamajve ikni se nuk mund ta lë mamin këtu vetëm. Dhe përgjigja normale e një shqiptari ‘asnjëherë nuk të lë vetëm”. Dhe shyqyr zotit kemi bashkë e të bashkohemi në xhenet dhe me Ibrahimin!”, shprehet Abdallah Jaber.

Realiteti aty është tejet i vështirë tregon ekskluzivisht për Top Channel, Abdallah, por forca e optimizmi i  kësaj familje është e rrallë me mirënjohje për mbështetjen e treguar nga shqiptarët.

Shtëpia e tyre është bombarduar dy herë dhe qëndrimi i përkohshëm në tendë nuk është i sigurt.  Por sulmet nuk janë shqetësimi i vetëm, mbi të gjitha ushqimi, barnat apo kujdesi mjekësor është thuajse i pamundur.

“Thonë që u hap kufiri, po vërtetë e kanë hapur kufirin por për filma jo për ndihma.  Ata regjistrojnë hyrjen e mauneve por ushqimet i hedhin në vijën e kuqe ku nuk lejojnë njerëz të kalojnë  dot për t’i marr.. po vazhdojnë fëmijët tanë të vdesin nga mungesa e ushqimit!!”, shton më tej ai.

Nën kërcënimin e përditshëm të predhave, familja palestinezo shqiptare nuk humb besimin dhe ka një lutje.

“Duam të mbaroj lufta”, bën thirrje Jaber.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ekipi slloven e filloi misionin per shuarjen e zjarrit ne malin goten 688a6b29b7cc3
Lajmi i mëparshëm

Ekipi slloven e filloi misionin për shuarjen e zjarrit në malin Goten

shkendija futet ne histori trondit skuadren e madhe rumune ne bukuresht 688a750148e30
Lajmi i radhës

Shkëndija futet në histori, trondit skuadrën e madhe rumune në Bukuresht

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat
ShkoLartë