Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore të madhe në derbin e madh të Maqedoniës së Veriut, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Shkupit.
Derbi i madh mes skuadrave shqiptare, që solli emocione mes tifozëve.
Një Shkëndijë që ka treguar fuqinë e liderit dhe ka arritur tre pikë me peshë të madhe.
Futbollisti Adenis Shala realizoi në minutën e 4-të e Besart Ibraimi në atë të 62-tën.
Shkupi vazhdon krizën e rezultateve, humbja e pestë rresht, ndërsa Shkëndija është në maje të renditjes.
Pas javës së 16-të, Shkëndija kryeson me 33 pikë e Shkupi është në vend të shtatë me 16 pikë.
Burimi: botasot.info