shkendija e tetoves shpallet kampione e maqedonise se veriut 681bf2f0aa07d

Shkëndija e Tetovës shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut

May 8, 2025
1 minut lexim

Shkëndija e Tetovës është kampionia e re e Maqedonisë së Veriut.

Skuadra kuqezi siguroi matematikisht titullin e pestë në historinë e klubit vetëm dy javë para fundit të kampionatit, pas një fitoreje të merituar ndaj Rabotniçkit me rezultatin 2-1.

Me këtë sukses, tetovarët ia morën epitetin e kampionit ekipit të Struga Trim Lum, i cili e mbante titullin që nga sezoni i kaluar.

Ndeshja nisi në mënyrë të furishme nga ana e Shkëndijës, që tregoi qartë ambiciet për të mbyllur kampionatin sa më shpejt.

Në minutën e 5-të, Liridon Latifi zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë.

Epërsia u dyfishua në pjesën e parë me një gol spektakolar nga Fabricio Tamba, pas një asisti të shkëlqyer nga Adamu Alhassan.

Pavarësisht një penalltie të kontestuar që i dhuroi Rabotniçkit një gol përmes Cristojaye Daley, Shkëndija ruajti epërsinë deri në fund, duke festuar titullin me tifozët e saj.

Skuadra shqiptare (Shkëndija), me një sezon të dominuar nga cilësia, stabiliteti dhe përkrahja e tifozëve, rikthehet në fronin e futbollit të Maqedonisë.

Me titullin e pestë të kampionit, kuqezinjtë konfirmojnë se janë një fuqi e pandalshme në skenën vendore dhe një pretendent serioz për suksese edhe në garat ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rama refuzoi debatin berisha nuk ia mban une e pres deri neser 681be5cebb21c
Story i mëparshëm

Rama refuzoi debatin, Berisha: Nuk ia mban, unë e pres deri nesër

whatsapp i po thellohet ne ai ky eshte opsioni i ri 681bf3d9d1efd
Story i radhës

WhatsApp-i po thellohet në AI, ky është opsioni i ri

Të fundit nga

​Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij
ShkoLartë