Shkëndija e Haraçinës ka prezantuar prurjen e re. Bëhet fjalë për një lojtarin Besir Baftijari.
Mesfushori 23 vjeçar ishte ishlojtar i Maqedonisë U19 dhe klubeve si Gostivari e Sparta Praga.
Ai ka nënshkruar kontratë 6 mujore.
“Besir Baftijar bashkohet me KF Shkëndija 77
KF Shkëndija 77 ka kënaqësinë të prezantojë lojtarin më të ri të skuadrës, Besir Baftijari.
Mesfushori qendror 23-vjeçar, ish-reprezentues i Maqedonisë U19, vjen me përvojë nga ekipet e Gostivarit dhe Sparta Praha në Çeki. Ai ka nënshkruar një kontratë 6-mujore me klubin tonë.
Mirësevjen në familjen kuq e zi, Besir!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Shkëndija është padyshim favorit në Ligën e Tretë-Veri dhe vëmendja është në play-off për në Ligën e Dytë të Maqedonisë.
Burimi: botasot.info