Shkëndija dënohet me katër ndeshje jashtë Tetovës

May 21, 2022
1 minut lexim

Komisioni i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar dënim për skuadrën e Shkëndijës për incidentet e ndodhura në derbin me Shkupin të luajtur me 8 maj në stadiumin e qytetit të Tetovës në kuadër të xhiros së 32 në elitën e futbollit vendor. Skuadra kuqezi suspendohet të luajë 4 ndeshje jashtë Tetovës, plus 5 mijë euro gjobë.

Ky dënim vjen si pasojë e organizimit jo të mirë nga radhët e skuadrës nikoqire, ku gjatë ndeshjes kishte ndërprerje të shumta për shkak incidenteve të ndodhura në fushë dhe jasht saj, ndërsa mes tjerash u godit edhe një arbitër anësor nga ana e publikut. Në këtë situatë, Shkëndija në sezonin e ri, në katër ndeshjet e para si vendase, do ti luajë 100 kilometra jashtë qytetit të Tetovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Bashkim Ramosaj zgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan

Story i radhës

MPJ: Kovaçevski dhe Petkov do të takohen në Romë

Të fundit nga

Elon Musk bëri thirrje për bojkot të Wikipedias

Miliarderi kontrovers, Elon Musk, edhe një herë ka vënë në shënjestër Wikipedian, për shkak të redaktorëve “me prirje të majtë”. Elon Musk njoftoi në platformën X se përdoruesit duhet të ndalojnë së
ShkoLartë