Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Shkenda Dubova, ka kohë që ka bërë një tërheqje nga muzika.
Ndonëse prej vitesh nuk është aktive në skenë, ajo po vazhdon të jetë një personazh shumë i ndjekur në rrjetet sociale.
Artistja e njohur së fundmi ka sjell fotografi nga ishujt Maldive, nga pushimet që kishte bërë në janar.
32-vjeçarja duket në formë të mahnitshme ndërkohë që ka ndarë disa pamje edhe të vendit luksoz.
Të shumta kanë qenë reagimet që mori në hapësirën për komente, duke u komplimentuar për imazhet e veçanta.
Dubova momentalisht është e fokusuar në biznesin privat, duke lënë më anash projektet muzikore.
Shkenda duhet theksuar që deri më tani siç dihet është beqare.