shkencetaret zbulojne kapitullin e fshehur ne evolucionin njerezor 67dde134ab6e6

Shkencëtarët zbulojnë “kapitullin e fshehur” në evolucionin njerëzor

March 21, 2025
1 minut lexim

Shkencëtarët kanë zbuluar një “kapitull të fshehur” në historinë e evolucionit njerëzor dhe rezulton se është shumë më kompleks nga sa ishte menduar.

Sipas studimeve në kohë dihet se njerëzit e sotëm, të njohur në gjuhën e shkencës si Homo sapiens, dolën nga Afrika rreth 300 mijë vjet më parë, por njohuria për atë që ndodhi më parë ka qenë mjaft e pakët.

Ekspertët nga Universiteti i Kembrixh kanë hedhur dritë mbi diçka të cilën nuk e dinim më parë. Ata shprehen se qeniet njerëzore vinin nga të paktën dy grupe të ndryshme stërgjyshore. Grupet, e emërtuara Grupi A dhe Grupi B, mendohet se janë ndarë rreth 1.5 milion vjet më parë me qëllimin që popullsia stërgjyshore të ecte me milje larg në një zonë të re.

Studimi i ri ka dalë në konkluzionet se kur këto dy grupe u ribashkuan rreth 300 mijë vjet më parë filluan të shumohen dhe u formuan qeniet njerëzore që ne i njohim sot. Ekspertët thonë se Grupi A është përgjegjës për rreth 80% të  përbërjes gjenetike dhe Grupin B, për rreth 20%.

Zbulimi u bë falë të dhënave nga Projekti 1000 Genomes, “katalogu më i madh publik i variacioneve njerëzore dhe të dhënave të gjenotipit” nga popullatat në mbarë botën. Ndërsa tani dihet se Homo sapiens kanë dy prejardhje, jo një, ajo që ekspertët ende nuk e dinë është se ku ndodhi saktësisht ky ribashkim i grupeve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

goli kunder shqiperise myles lewis skelly thyen rekordin te anglia 67dde0453e9fc
Story i mëparshëm

Goli kundër Shqipërisë, Myles Lewis-Skelly thyen rekordin te Anglia

michelle obama nuk do te kandidoj kurre per presidente 67dde3cacf0d4
Story i radhës

Michelle Obama: Nuk do të kandidoj kurrë për presidente

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë