Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur shkakun e vdekjes së Burce Lee pas 49 vitesh

November 19, 2022
1 minut lexim

Aktori, regjisori, skenaristi dhe mësuesi i paharrueshëm i arteve marciale ishte vetëm 32 vjeç kur u nda nga jeta në korrik 1973 nga edema cerebrale, siç u zbulua nga autopsia. Kjo ënjtje mendohej se ishte shkaktuar nga një reagim i trupit të Bruce Lee ndaj ilaçit qetësues Equagesic që po merrte aktori.

Por kjo mund të mos jetë e gjithë historia. Një ekip shkencëtarësh besojnë se ënjtja e trurit u shkaktua nga hiponatremia – një çrregullim elektrolitik i shkaktuar nga mungesa e natriumit në gjak që prish ekuilibrin e elektroliteve në trup në një gjendje të paqëndrueshme, potencialisht kërcënuese për jetën.

Disa faktorë sugjerojnë se aktori i famshëm mund të ketë qenë duke konsumuar sasi jashtëzakonisht të larta të lëngjeve në atë kohë për shkak të dietës së tij, e cila përbëhej nga shumë lëngje por dhe për shkak përdorimit të tij të marihuanës, e cila gjithashtu shkakton shtim të etjes.

“Me fjalë të tjera, ne mendojmë se paaftësia e veshkave të tij për të përpunuar ujin e tepërt e vrau Bruce Lee”, shkruan shkencëtarët në artikullin e botuar në Clinical Kidney Journal. Në ditën e vdekjes, thuhet se kishte pasur dhimbje koke dhe marramendje pasi kishte marrë kanabis dhe ujë.

“Në përmbledhje, Li kishte faktorë të shumtë rreziku që predispozonin për hiponatreminë si rezultat i ndërhyrjes me mekanizmat e homeostazës së ujit që rregullojnë marrjen dhe nxjerrjen e ujit. Tragjikisht, Li i cili ka një shprehje të famshem “Bëhu si uji, mik” , duket se ai përfundimisht vdiq nga uji.”, shkruajnë studiuesit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Incident i rëndë/ Aeroplani përplaset me kamionin e zjarrfikësve gjatë ngritjes, raportohet për viktima

Story i radhës

Trezeguet “tradhton” Francën e tij: Mëkat i madh

Të fundit nga

1 orë pritje për të dalë nga Kosova

Pritjet për të dalë nga pikat kufitare të Kosovës po vijojnë deri në 1 orë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare në Muçibabë po pritet deri
ShkoLartë