Bledi Shkëmbi ka folur në prag të Klasikes që Tirana do të luajë me Vllazninë. Një takim ky që merr jetë nesër në orën 14:00, pikërisht në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës.
Shkëmbi shprehu shqetësimin për ndeshjen e radhës që Tirana pret sërish jashtë kryeqytetit.
“Shqetësues shumë po më shumë duket qesharak pak.
Ndeshja më e rëndësishme, nuk është normale të luhet në fushë si Lushnja sepse qyteti dhe klubi meriton respekt, po ne duke luajtur ndeshje miqësore para disa muajsh e kemi parasysh si janë kushtet e fushës, por e kam thënë dhe javë të tjera që unë dhe lojtarët kemi për detyrë të luajmë futboll ku na çojnë, pas ndeshjes duhet të bëjmë analizat.
Na vjen keq sepse kemi pasur tre ndeshje brenda dhe asnjë nuk kemi luajtur në fushën tonë. Çdo javë jemi me çantën për të gjetur fushën, stadiumin, nuk është justifikim po nuk është normale që një ditë para marrim vesh ku do të luajmë.
Çdo javë e kemi për detyrim fitoren, patjetër në këtë situatë fitoret bëhen më të domosdoshme. Do të bëjmë maksimumin jam i bindur, do mundohemi, por shkojmë në fushë dhe ndeshje që nuk e dimë çfarë na pret. Nuk jemi Barcelona apo Reali, po mundohemi të bëjmë dhe për syrin e tifozëve një futboll të mirë dhe kemi pikëpyetje të madhe çfarë do na lejojë fusha.
Kemi disa mungesa dhe probleme, por jam me mendimin se skuadra ka 18-20 lojtarë, ato që luajnë më pak kanë këto momente shansin për të treguar veten dhe për të bërë më të mirë për skuadrën.
Duke marrë shkas, jam dakord që fusha dhe për Vllazninë do të ishte fushë e mirë. Kërkuam të luajmë dhe në Shkodër duke mos pasur kompleks se do luajmë tjetër ndeshje jashtë, por duke pasur parasysh fushën. Nuk mendoj se është repart i veçantë sulmi apo mbrojtja për të zgjidhur ndeshjen, ne duhet të jemi shumë më të përqëndruar pasi duket se dhe fatin në momente të veçanta nuk e kemi në favorin tonë. Kjo nuk duhet të jetë justifikim, duhet të bëjmë shumë më shumë sa kemi bërë për 3 pikë. Kur nuk fiton duket sikur nuk bën diçka mirë ose mjaftueshëm për të marrë 3 pikët dhe këtë duhet të bëjmë.
Psikologjikisht- Duket që derisa nuk i kemi kthyer, nuk i kemi mendjet aq të përgatitura. Në futboll nga eksperienca nuk fiton ai që ka mendjen dhe fuqi më shumë. Ndeshjet kanë ikur, jemi përballë një fakti që nuk po fitojmë, e kemi të vështirë dhe duhet të kthehemi të fitojmë ndeshjen.
Niveli i skuadrës- Nuk mendoj se kaq është niveli, kjo skuadër ka treguar që 2-3 ndeshje duhet të kishte fituar. Kësaj skuadre i mungojnë disa pikë, 4 ose 5 pikë duhet t’i kishim dhe do ishim afër më vendin e parë.
Për fat të mirë ky kampionat i ngjeshur dhe dy rezultate pozitive ose vazhdimësi të bën të jesh lart dhe i qetë. Kur je lart je mirë nga ana psikologjikë dhe kësaj skuadre i bën mirë kjo pjesë.
Pozicioni- Shqetësohem çdo ndeshje që nuk fitojmë, përsa i përket renditjes ka shumë ndeshje dhe patjetër që do të jemi më lart. Nuk e vë në dyshim këtë pjesë”, u shpreh Shkëmbi.
Burimi: botasot.info