Shkëmbi pas barazimit me Dinamon: Nuk më shkon mendja të krahasohem me Ilir Dajën

1 minut lexim

Bledi Shkëmbi i pyetur pas përfundimit pa gola të derbit kryeqytetas u shpreh mbi takimin. Ai analizoi momentet dhe mënyrën e lojës së Tiranës. Theksoi se Meta ishte një “kartë” e mirë, por edhe mërzitninë për mos fitoren.

“Patëm momentet tona të mira. E menduam ndryshe pjesën e parë dhe ndaj nuk më pëlqeu si e luajtëm.

Në të dytën reaguam. Patëm raste, traversa por në futboll duhet fat që të shënosh.

Kishim shumë probleme, por me Metën në mesfushë na dha efekt në lojë. Pjesa e dytë më pëlqeu sepse ndryshimet taktike funksionuan. Disa lojtarë kishin mosbesim.

Mund t’a qarkullonim topin, por nuk e arritëm. Është e vështirë të thuash që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Duhet të rinisemi nga gabimet tona. Java nga java ndryshon në futboll. Terreni të lejonte të luaje futboll, por Elbasani e ka më të mirë fushën sesa Vlora”, tha Shkëmbi.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

​Shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Story i radhës

Flamuri shqiptar, ZNAM nuk del nga qeveria; Dimitrievski: Për mua nuk është problem të valojë flamuri shqiptar

Të fundit nga