Shkëlzen Gashi shpërndan një foto të vitit 2004: Edhe pas dy dekadash flasim për vizitat e politikanëve serbë e për Asociacionin

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti ka shpërndarë një fotografi të vitit 2004 nga një aktivitet së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kundër vizitës së politikanes serbe, Sanda Rashkoviq Iviq.

Gashi me një postim në Facebook ka shkruar se edhe pas dy dekadash ende flasim për vizita të politikanëve serb në Kosovë, Asociacionin dhe për hallaçuga.

“Para gati dy dekadave, në pranverë të vitit 2004, unë, ende i njomë, tu e lexu me megafon, kurse bashaktivistët tu e shpërnda në formë të shtypun, fjalimin kundër ardhjes së Sanda Rašković-Ivić, koordinatore e të ashtuquajturës qendër për Kosovë e metohi.

Fjalimi e ka pas titullin: Mirësevjen Sanda Rašković-Ivić. Kanë kalu gati dy dekada dhe ende flasim për vizita të politikanëve serb, për asociacione e për hallaçuga.” – ka shkruar Gashi në Facebook.

Story i mëparshëm

Rënditja e 12 versioneve të Windows nga më i keqi tek më i miri

Story i radhës

Ditëlindja kthehet në tragjedi, 8 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur nga një sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut

Të fundit nga