Shkëlzen Gashi lavdëron Abdixhikun: S’u shërbeu kriminelëve të 20 viteve, s’u bë pjesë e Qeverisë Hoti

Shkëlzen Gashi, aktivist, ka lavdëruar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun.

E për shefin e tyre, Gashi tha se nuk i ka shërbyer qeverive të kaluara siç e quan ai “regjimit të vjetër”.

Madje thotë se LDK-ja ka bërë reformë dhe si e tillë do t’i shpërblehet, duke u rritur në zgjedhjet e ardhshme. Ai parashikon shifrën te 20%.

Gashi e lavdëroi Abdixhikun edhe për mos pjesëmarrjen në Qeverinë Hoti, si dhe kundërshtimin paraprak që të rrëzohet Qeveria Kurti në pandemi.

“Unë jam i bindur që LDK-ja ka me pas rritje dhe kanë me i ndrru rolet me PDK-në. LDK-ja ka me shku te 20%, ndërkaq PDK-ja ka me ra aty ku është LDK-ja. Mendoj që LDK-ja e ka marrë mesazhin e 14 shkurtit më mirë se PDK-ja”, tha fillimisht Gashi.

“LDK-ja ka reflektu dhe për mendimin tim e ka bërë një reformë. E ka sjellë në krye një person që nuk i ka shërby atij regjimi kriminal që e ka sundu Kosovën në mënyrë barbare dhe ka momente që edhe më barbare se regjimi kriminal okupues gjatë viteve të 90’ta. Ka qenë një qytetar aktiv dhe shumë kritik përmes shkrimeve. Ka qenë ministri më i mirë i Qeverisë Kurti 1. Ka kundërshtu kategorikisht rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 në kohë të pandemisë. Nuk ka pranu me u bë pjesë e Qeverisë së Avdullah Hoti. I ka skaju ata që janë identifiku me LDK-në si patericë e PDK-së dhe është mundu me sjellë njerëz të mirë aq sa ka mujtë”, ka deklaruar ai.

Ai e përmbylli këtë qëndrim për Abdixhikun duke thënë se “nuk e kishte penguar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente”. 

Story i mëparshëm

Mbetën të bllokuar në det, shpëtohen pushuesit në Vlorë e Dhërmi

Story i radhës

Escobar: Kemi marrë zotime që Serbia nuk do t’i refuzojë zgjedhjet në veri

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez