Shkëlqimi i Ardian Ismajlit benda një muaji – në formacion me yjet e Serie A

December 3, 2024
1 minut lexim

Ardian Ismajli, me paraqitjet e tij mbresëlënëse këtë sezon, ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore në Serie A dhe është bërë një nga emrat më të kërkuar në futbollin italian.

Mbrojtësi shqiptar, që luan për Empolin, ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në fushë, të cilat janë reflektuar edhe në statistikat e tij mbresëlënëse.

Sipas portalit të statistikave WhoScored, Ismajli është përzgjedhur në formacionin e muajit në Serie A.

Paraqitjet e tij i ka dhënë një notë mesatare 7,22 në ndeshjet e luajtura, duke e bërë atë një nga mbrojtësit më të spikatur të kampionatit.

Së bashku me me të në formacion janë emra si Stefan de Vrij, Alesssandro Bastoni, Moise Kean, Ademola Lookman dhe vëllezërit Thuram.

Klubet si Juventusi, Interi dhe Napoli janë shfaqur të interesuara për shërbimet e tij dhe janë të gatshme ta afrojnë në radhët e tyre që në janar.

Megjithatë, Empoli ka vendosur një shifër të konsiderueshme prej 3 milionë euro për të liruar Ismajlin në janar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Krimi në Ndroq/ Gazetarja: Autori ka qëndruar tre orë në zonë, pista kryesore prishja e pazareve të drogës

Story i radhës

Punëtorët e Volkswagen në grevë dyorëshe për shkak të njoftimit për ulje pagash dhe mbyllje të fabrikave

Të fundit nga

Dortmundi lëviz i pari,

Kapitulli tjetër në “thrillerin” e transferimeve! Telenovela për xhevahirin e mesfushës Xhob Bellingam (19) ka hyrë në raundin tjetër. Siç raportojnë “Sky” dhe “VAZ”, thuhet se drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl
sqmken
ShkoLartë