Shkelin rregullat e qarkullimit rrugor/ Zbulohen 3 raste mitdhënie brenda 24 orëve në Tiranë

Brenda 24 orëve në Tiranë, si rezultat i kontrollove nga policia rrugore, janë zbuluar 3 raste të mitdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative.

Gjatë kontrolleve parandaluese, policia rrugore kanë konstatuar në shkelje automjetet me drejtues shtetasit Xh. D., 62 vjeç, K. C., 28 vjeç dhe E. P., 21 vjeçe. Me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, këta persona i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 3 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shkon në 15 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA, imami i xhamisë goditet me thikë teksa falte namazin e sabahut

Story i radhës

Fëmijët e suksesshëm dallojnë me këto dy aftësi

Të fundit nga