Shkeli hapësirën ajrore, Lituania notë proteste Kremlinit: Avioni hyri pa leje

min lexim

Një situatë e cila mund të precipitonte në përshkallëzim të tensioneve, ka ndodhur midis Lituanisë dhe Rusisë. Shkak është bërë shkelja e hapësirës ajrore të Lituanisë nga një avion civil rus. Ministria e Jashtme e Lituanisë ka paraqitur një protestë diplomatike me Rusinë pasi avioni rus hyri në hapësirën e saj ajrore pa leje, citon “Sky News”.

Avioni hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë mbi Detin Baltik për afro një minutë, në fluturimin e tij nga aeroporti i Moskës në aeroportin e Kaliningradit, tha ministria. Lituania, afër Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusi, është anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe mbështet Ukrainën duke i ofruar gjithashtu ndihmë ushtarake.

Sakaq, të ashpra kanë qenë fjalët e liderit të Bjellorusisë, Aleksandar Lukshenko i cili ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë përplasje në kufirin me Ukrainën. Lukashenko bëri me dije se situata në Ukrainë po shkon keq e më keq.

“Ju garantoj se nuk do të lejojmë asnjë përplasje në kufirin me Ukrainën. Nuk do të ketë, sepse ne nuk kemi nevojë për to por Ukraina po. Situata për Ukrainën po bëhet keq e më keq.

A ka nevojë për të hapur edhe 1500 kilometra të tjera të vijës së frontit? Po, nuk do të jetë e lehtë për ne dhe rusët për të mbyllur këtë kufi, por do të jetë edhe më e ndërlikuar që ukrainasit ta mbajnë këtë kufi”, tha Lukshenko.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se, forcat ruse kanë sulmuar qytetin Nikopol në Ukrainë, duke vrarë dy gra dhe duke plagosur nëntë persona. Mes të plagosurve janë një fëmijë 9-vjeçar dhe një 17-vjeçar. Rusia nga ana e saj nuk ka komentuar idenë e Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë pasi nuk ka parë asnjë propozim.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, “Pa e ditur thelbin se për çfarë bëhet fjalë, ne nuk mund ta komentojmë atë.” Gjatë debatit të javës së kaluar me presidentin amerikan Joe Biden, Trump pretendoi se nëse ai fitonte zgjedhjet e ardhshme, ai do ta kishte zgjidhur luftën përpara se të merrte detyrën.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

“Doktoresha po më sjell vërdallë, kafen ia dhashë”, komenti i mjekes së Onkologjikut për përgjimet: Më solli një vazo me lule

Story i radhës

​Austria 1:2 Turqia, ky është lojtari i ndeshjes

Të fundit nga