Canelo Alvarez është zemëruar me Lionel Messin. Boksieri meksikan shikoi pamjet e festimeve të Argjentinës në dhomën e zhveshjes pas fitores 2-0 të vendit të tyre dhe në një moment Leo shihet duke shkelmuar një bluzë të rënë dhe një flamur meksikan.
Madje në rrjetet sociale ylli i Parisit u akuzua se fshiu dyshemenë me simbolet e Meksikës, diçka që e miratoi edhe Canelo që kërcënoi drejtpërdrejt Messin.
“Pashë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë.
Shpresoj të mos e gjej para meje! Siç e respektoj unë Argjentinën, ashtu edhe ai duhet të respektojë Meksikën.
Nuk po flas për vendin në tërësi, por vetëm për gjërat që bëri Messi”, ka shkruar në Twitter 32-vjeçari kampion bote që ka 58 fitore (39 me nokaut) dhe vetëm 2 humbje në karrierë.
Disa ndjekës të Canelos nxituan në mbrojtje të Messit, duke theksuar se ai nuk është ai lloj personazhi dhe mesa duket lëvizja fatkeqe e shfaqur në video ishte e rastësishme dhe jo e qëllimshme.