Shkelet për vdekje këmbësori në Veternik

March 10, 2023
1 minut lexim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës ku një veturë e ka goditur një këmbësor për vdekje.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, ka thënë për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.

Ajo ka thënë se vdekjen e këmbësorit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes teksa ngasësi i automjetit është dërguar në stacion policor.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bytyqi për aksidentin në Veternik: Ministër, edhe sa qytetarë duhet të pësojnë me jetë deri sa ju të merrni veprime

Story i radhës

Sfidë e re për Ramadanin në Portugali! Sylejmani: Presim të kthehet me medalje 

Të fundit nga

ShkoLartë