Julen Lopetegui nuk është më trajner i Sevillas.
Klubi spanjoll e ka shkarkuar Lopetegui pas humbjes se mbrëmshme nga Borussia Dortmund, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sevilla përmes një njoftimi, ka konfirmuar largimin e Lopetegui. Rezultatet e dobëta të Sevillas këtë sezon të garave në La Ligë, e sidomos humbja kundër Dortmundit, ka bërë që Sevilla dhe Lopetegui të ndajnë rrugët.
Sipas mediave spanjolle, vendin e tij pritet ta zë së shpejti Jorge Sampaoli.