“Shkarkimi i Gledis Nanos, politik”- Gazetari tregon prapaskenat: Kishte përplasje më ministrin e Brendshëm

min lexim

Gazetari Armand Bajrami u shpreh se ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishte drejtuesi më jetëshkurtër, duke shtuar se shkarkimi i tij nuk ishte vetëm për shkak të mos arritjes së objektivave siç edhe u tha nga ministri i Brendshëm.

I ftuar ne emisionin “Open” në News24, ai tha se shkarkimi i Gledis Nanos ishte një vendim i pastër politik.

“Rezultoi si drejtuesi më jetëshkurtër i Policisë së Shtetit. U tha se mospërmbushja e pritshmërive ishte edhe objektivi i largimit të tij, por nga ana tjetër ishin vetëm 10 muaj. Gledis Nano nuk pati një shkëlqim si drejtues, por nga ana tjetër ndaj bindjen se ky shkarkim nuk është vetëm për mospërmbushje objektivash, por pastërtisht politike.

Pre kohësh kishte një përplasje mes tij dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe për emërimet e reja që do të bëheshin. Nano përpos dëshirës së shprehur prej tij dhe besimit të dhënë nga qeveria shqiptare për një fytyrë të re të policisë për zotin Nano kanë qenë disa probleme ligjore, ku është e pamundur që drejtuesi i të Përgjithshëm i Policisë të krijojë një skuadër të tij”, tha ndër të tjera gazetari.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E pabesueshme kë e ka pas bashkëlojtar Kujtim Shala

Story i radhës

Humbja nga Dinamo, Tuchel: Ky është një dështim i rëndë

Të fundit nga