shkarkimi i drejtorit te spitalit te kumanoves sinjal qe llogaridhenia po behet detyrim 67dbefe9e1e85

Shkarkimi i drejtorit të Spitalit të Kumanovës sinjal që llogaridhënia po bëhet detyrim!

March 20, 2025
min lexim

Shkup, 20 mars – Pas tronditjes së qytearëve të Kumanovës dhe tërë vendit për humbjen e jetës së një të riu që asgjë tjetër pos ndihmës mjekësore nuk kërkoi, erdhi një lajm e vendim i duhur shkarkohet drejtori i Spitalit të Kumanovës si hap i parë e i menjëhershëm në procesin e llogaridhënies. Kjo qasje rikthen besimin në shërbimet shëndetësore sepse tani kujdesi do të rritet, shkruan Zhurnal.

Pas tronditjes së publikut vjen vendim i duhur –

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, dje ka shkarkuar drejtorin e Spitalit të Kumanovës, Stefan Trajanovskin. Ketë vendim ai e mori pas vdekjes së 32 vjeçarit Vedat Ademi.Taravari dje ka qëndruar në Kumanovë, me çrast ka vizituar familjen Ademi për t’i shprehur gushëllime për vdekjen e djalit të tyre Vedatit, ditë më parë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, dje para mediave në qytetin e Kumanovës tha se pas shkarkimit të drejtorit të Spitalit të Kumanovës si masë tjetër e menjëhershme ka qenë formimi i Komisionit prej pesë mjekëve profesionit të cilët do të analizojnë në detaje dokumentacionet.

“Sot para se të nisem për Kumanovë për të shpreh ngushëllime te familja Ademi e lexova raportin e përgatitur Inspektorati sanitar republikan dhe mbas kësaj menjëherë e shkarkova drejtorin e Spitalin të Kumanovës. Ndërkaq, ekipi  profesional prej pesë mjekëve do të analizojë gjitha dokumentacionet dhe të njëjtat do të dorëzohen në prokurori. Më tutje, për përgjegjësinë profesionale të mjekëve e bëjnë organet e hetuesisë dhe gjykatës”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Kjo qasje e ky veprim i menjëhershëm ndikon pozitivisht në rikthimin e shpresës në shërbimet shëndetësore. Tani të gjithë të punësuarit do të jenë më sy hapur e vigjilent në punën e tyre që e bëjnë çdo ditë, që të jenë më të kujdesshëm e të vëmendshëm sepse puna e tyre ndikon në cilësinë e shëndetit tonë.

Përgjegjësia e llogaridhënia detyrojnë të punësuarit shëndetësor që dy herë të lexojnë e njëherë të veprojnë të japin terapi. Trupi i njeriut nuk është koontinjer hedhurinash që pranojë çdo gjë që hudhet, është delikat dhe si i tillë duhet të trajtohet. E këtë trajtim e bëjnë ata që janë të profiluar e profesionalizuar, që kanë sens human e profesionin e tyre e kanë të ndërlidhur edhe me ndërgjigjegjen e tyre.

I ndjeri që vdiq nuk ringjallet më pa pavarësisht epilogut të hetimeve, por dënimet janë mësim senzibiluzues që rastet e tilla mos të përsëriten më –

Pavarësisht përfundimit apo epilogut të hetimeve i ndjeri nuk kthehet më. Edhe sa persona apo viktima të tjera duhet të largohen nga kjo për tu vendosur mbarë e mirë sistemi i funksionimit brenda këtij vendi? Spitalet janë vende ku qytetarët kërkojnë shpëtim e tragjedia ndodhë atëherë kur këto vende shndërrohen në tmerr të pacientëve, në vende ku hynë duke ecur e të nxjerrin në arkivol.

Një situatë e tillë ka qenë evidente gjatë pandemisë ku pacientët që hynin në spitale nuk dilnin të gjallë, një pjesë dërrmuese. Prandaj, edhe ky realitet zbutej me faktin se po bëhet propagandë mediatike kinse e vërteta është ndryshe. Por, jo në fakt kjo ishte e vërteta që numër i madh i pacientëve që hynin në ato dyer si pasojë e pakujdesisë mjekësore e shërbimeve jo cilësore nuk dilnin më të gjallë.

Shëndeti është brenga jonë e përditshme, mbase nuk i atakon vetëm të moshuarit pasi kohëve të fundit probleme të shumta shëndetësore po shfaqen edhe tek të rinjtë. Pra, nga lindja e deri në vdekje kujdesi shëndetësor na ndjek pas me ose pa dashje. Meqë, shëndeti është pjesë e pandashme e jona ka rëndësi dhe peshë të veçantë për secilin prej nesh. Përgjegjësia institucionale duhet të jetë në nivelin e duhur për të ofruar shërbime shëndetësore më produktive. Me fjalë të tjera nevojitet të rritet besimi në institucionet e shëndetësisë. /Zhurnal.mk

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

taravari tre te lenduar nga rasti ne kocan jane leshuar ne shtepi 10 qe po mjekohen jashte shtetit jane ne gjendje me kritike 67dbefebedb7a
Story i mëparshëm

Taravari: Tre të lënduar nga rasti në Koçan janë lëshuar në shtëpi, 10 që po mjekohen jashtë shtetit janë në gjendje më kritike

lende eksplozive dhe arme zjarri ne banese arrestohet 57 vjecari ne vlore policia dyshohet se i fshihte per llogari te organizatave kriminale 67dbf5fac814e
Story i radhës

Lëndë eksplozive dhe armë zjarri në banesë, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë, policia: Dyshohet se i fshihte për llogari të organizatave kriminale

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë