Shkaktoi zhurma shqetësuese me makinën luksoze ‘Lamborghini’, drejtuesi gjobitet me 4000 lekë

Një automjet luksoz tip ‘Lamborghini’ është gjobitur me 4000 lekë për zhurmat shqetësuese që shkaktonte nëpërmjet drejtimit.

Rreth orës 21:28, mjeti që po drejtohej nga Kristian Gjorga është ndaluar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ nga policia.

Makina luksoze rezulton në pronësi të Blerim Ganit.

Nuk dihet nëse shoferi që u gjobit dhe pronari kanë lidhje familjare apo janë miq me njëri-tjetrin. Nuk është hera e parë që në Tiranë qarkullojnë me shpejtësi makina luksoze dhe shkaktojnë zhurma duke prishur qetësinë publike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mjekët po braktisën Kosovën, klinikat alarmojnë për mungesë të stafit

Story i radhës

Shenjat që tregojnë se djali që keni fiksim, ndoshta është -gay-

Të fundit nga