Shkaktoi aksident me fatalitet dhe u arratis, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Naser Demirit nga Gjilani.

Sipas Policisë, ai ka shkaktuar aksident me fatalitet dhe ka ikur.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 (pa pagesë)

– 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan

– E-mail adresa: [email protected]

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kirurgjia Vaskulare ka mungesë të grafteve arteriale që kushtojnë 800 euro, pacientët detyrohen t’i sigurojnë vetë

Story i radhës

Zhvendoset autobusi në Tiranë, Veliaj: Ishte kërkesë e prokurorisë, do të rikthehet si instalacion

Të fundit nga