Shkaktari Kryesor i Sëmundjes së Diabetit – Faktet e Reja

min lexim

Kohët e fundit, për shkak të karantinës, ushqimi ka qenë instrumenti i duhur për mbijetesë, e për fat të keq në shumë raste edhe për mbipeshën.

Kjo e fundit, sipas ekspertëve, përshkruhet si një ftesë e hapur për shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Një studim i publikuar në revistën mjekësore Diabetologia, të cilit i referohet AgroWeb.org, paralajmëron se mbipesha gjashtëfishon rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

8 Simptomat e Pazakonta të Diabetit të Tipit 2

I njëjti studim thotë se përveç simptomave të njohura, sëmundja e diabetit të tipit 2 shoqërohet edhe me disa simptoma të tjera befasuese.

Bëhet fjalë për:

  • Erë e gojës me shije frutash
  • Infeksione të përsëritura urinare
  • Të përziera e të vjella
  • Dhimbje në krahë e në këmbë,
  • Mjegullim të shikimit
  • Rënie të beftë nga pesha
  • Luhatje humori të pashpjegueshme.

Mbipesha Dhe Sëmundjet e Tjera

Përveç diabetit, ndër sëmundjet më të përhapura si pasojë e mbipeshës janë:

  • Sëmundjet kardiovaskulare
  • Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti
  • Presioni i lartë i gjakut
  • Sëmundjet kancerogjene
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhjamosja e mëlçisë

Megjithëse ka një sërë arsyesh se përse këto sëmundje mund të shfaqen, ekspertët thonë se ka një lidhje shumë domethënëse mes obezitetit dhe sëmundjeve vdekjeprurëse.

Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje problematike dhe mund të ndodhë si pasojë e pirjes së tepërt të alkolit por edhe të mbipeshës.

Depozitat e mëdha dhjamore nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë, shkaktojnë cirrozë e deri në tumor.

Tek diabetikët, këto depozita dhjamore shkaktojnë probleme madhore që shtrihen përtej mëlçisë e deri tek veshkat e truri.

Regjimi Mesdhetar Për Një Rënie Të Shëndetshme Nga Pesha

Sipas ekspertëve, rënia nga pesha mundësohet nga aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.

Një nga regjimet më të mira për njerëzit që kanë probleme me mbipeshën është ai Mesdhetar.

Ky regjim rekomandon ngrënien e shumë frutave, perimeve, arrorëve, farave, drithërave të plota, peshkut dhe vajit të ullirit.

Sa i përket aktivitetit fizik, ekspertët këshillojnë aerobinë dhe trajtimet që stimulojnë rezistencën e njeriut./AgroWeb.org

Story i mëparshëm

​Malësi e Madhe, vidhen pajisje kompjuterike në shkollën e mesme

Story i radhës

Mbyllet transmetimi live për disa orë, zbulohet si qëndron e vërteta e “sherrit” në BBV Kosova

Të fundit nga