Shkak vapa, klubet kundërshtojnë datën e nisjes së Serie A

1 minut lexim

Data e fillimit për kampionatin italian ka sjellë shumë polemika.

Momentalisht është caktuar 13 gushti, por duke parë situatën që po kalon vendi me temperaturat e larta, klubet kanë dalë kundër.

Sipas tyre lojtarët nuk mund të japin më të mirën e tyre pa marrë parasysh dhe rreziqet e shëndetit.

Por diçka të tillë e ka mohuar kategorikisht, Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, i cili është i bindur se kampionati do të fillojë normalisht.

Paçka presionit për bojkot nga Liga e Futbollit, sipas tij koha nuk premton për ta shtyrë datën në një moment të dytë. Aktualisht temperaturat në Itali arrijnë deri në 40 gradë celsius.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zhvendosen laurat në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Story i radhës

Bashkimi Evropian arrin marrëveshje për racionimin e gazit

Të fundit nga