Shkak i motit të keq, rruga Shipkovicë – Brodec është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të dheut

May 29, 2022
1 minut lexim

Pjesa e rrugës Shipkovicë – Brodec është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve në rrugë.

“Pas reshjeve të dendura të shiut dhe përkeqësimit të motit në vendin tonë, shumë rrugë në malin Sharr janë të bllokuara. Ndërhyrja jonë ka qenë e menjëhershme”, kanë njoftuar punonjësit e KPK-së dhe Zjarrfikësve, për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në rrugën Shipkovicë – Brodec, afër urës së re, me intensitet të madh po punohet në pastrimin e rrëshqitjeve.

Fatkeqësisht, ura e re, e cila është vënë në funksion nga ish kryetarja e Tetovës, është ndërtuar pa asnjë kriter, ndaj nuk i ka bërë ballë reshjeve të shiut”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Nga Komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se nëpër rrugët e qytetit kanë arritur të intervenojnë me kohë për lëvizje të lirë të qytetarëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ivanka Trump duket tejet atraktive dhe e lumtur në krahët e burrit të saj gjatë një shëtitje në Miami

Story i radhës

Bujar Osmani vizitë pune në Tokio, pastaj udhëton drejt ShBA-ve

Të fundit nga

ShkoLartë