Shiu përmbyt Rrugën e Arbrit në Gjoricë të Bulqizës, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Reshjet e shiut të nisura që në orët e para të ditës së sotme kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve në Rrugën e Arbrit.

Vërshimi i ujit ka përmbytur urën e Gjoricës në afërsi të urës së Çerenecit. Drejtuesit e mjeteve janë përballur në befasi me praninë e ujit, ndërsa shkak dyshohet të jetë mosfunksionimi si duhet i hapsirave të kullimit.

Ndërkohë në by-pasin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve, por që nuk janë bërë shkak për bllokimin total të qarkullimit të automjeteve.

Nga ana tjetër strukturat e mbrojtjes civile në Qarkun Dibër ju bëjnë apel banorëve që të njoftojnë për çdo problematikë që mund të shfaqet gjatë orëve në vijim teksa pritet rritja e intensitetit të reshjeve të shiut.

Story i mëparshëm

KSHZ me udhëzime për zgjedhje, në 18 pika sqarohen mënyra dhe procesi i votimit në qendrat e votimit

Story i radhës

Qëllohet me armë zjarri këngëtari i njohur që ka fituar “The Voice”

Të fundit nga