shiu dhe era e forte perfshin juglindjen 40 fshatra pa energji elektrike 651135321086f

Shiu dhe era e fortë përfshin juglindjen, 40 fshatra pa energji elektrike

September 25, 2023
1 minut lexim

Më shumë se 40 fshatra të juglindjes së vendit nga mëngjesi i ditës së sotme janë pa energji elektrike.

Shkak janë bërë kushtet e vështira atmosferike me reshje të shumta shiu shoqëruar me erë të fortë në zonat malore.

Vetëm në njësinë administrative Gore të Bashkisë së Maliqit prej disa orësh kanë mungesë të energjisë elektrike 17 fshatra ndërkohë që 3 fshatra në njësinë administrative Moglice prej 3 ditësh janë pa energji elektrike.

Pa energji elektrike për shkak të stuhisë dhe shkarkimeve të shumta atmosferike, nga mëngjesi i sotëm janë dhe 12 fshatra të njësisë administrative Propotisht. E njëjta situatë paraqitet prej disa orësh janë dhe 5 fshatra në njësinë administrative Pojan të Bashkisë së Maliqit si dhe fshatra të tjerë të bashkisë së Korçës të cilët marrin furnizim nga i njëjti fidër.

Pa energji elektrike edhe fshatra të bashkive Devoll e Kolonjë, kryesisht të Devollit të Sipërm por dhe ato të fushës. Kushtet e vështira atmosferike e bëjnë të vështirë këto orë të para të mëngjesit ndërhyrjen e specialistëve të OSSHE por burime të siguruara thanë se ka pasur edhe stakime nga ana e operatorit të shpërndarjes për shkak të shkarkimeve atmosferike të shumta në këto zona

Zyrtarisht bëhet me dije se grupet e OSSHE jane në gatishmëri për të normalizuar situatën e rëndë të krijuar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shprehite e mengjesit qe ndikojne keq ne shendetin tuaj 6511338741353
Story i mëparshëm

Shprehitë e mëngjesit që ndikojnë keq në shëndetin tuaj

neutralizohen 2 terroriste te kerkuar ne juglindje te turkiyes 65113d67820ec
Story i radhës

Neutralizohen 2 terroristë të kërkuar në juglindje të Türkiyes

Të fundit nga

Inzaghi drejt lamtumirës nga Interi

E ardhmja e Simone Inzaghit tek Interi është gjithnjë e më larg. Sipas burimeve të televizionit sportiv SSC në Arabinë Saudite, trajneri italian ka dhënë “po”-në përfundimtare për Al-Hilal dhe pritet të
ShkoLartë