Reshjet intensive të shiut sot në qytetin e Tetovës kanë shkaktuar dëme edhe në hapësirat e Galerisë së Arteve në këtë qytet.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Galeria përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Rreshjet e sotshme të shiut të shoqëruara me breshër, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në hapësirat e Galerisë së Arteve në Tetovë. Drejtori i Galerisë, z.Ilir Kurtishi së bashku me stafin teknik ndodhën tek Galeria për t’i evituar dëmet e shkaktuara nga shiu i sotshëm. Nuk mungoi edhe prezenca e Sekretarit shtetëror z.Valmir Aziri. Urojmë që dita e sotshme të mos përsëritet dhe Galeria së shpejti të filloj me punë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, moti i paqëndrueshëm ka përfshirë mbarë vendin për pothuajse tre dite rradhazi, duke shkaktuar dëme materiale nëpër shumë qytete të vendit.