Shitjet me pakicë në SHBA u rritën 7.6 për qind gjatë sezonit të blerjeve të festave nga 1 nëntori deri në 24 dhjetor, pasi zbritjet e thella joshën konsumatorët, njoftoi sot kompania Mastercard.
Kjo është mbi parashikimin e shitjeve të MasterCard në shtator prej 7.1 për qind, kur kompania e kartave parashikoi që konsumatorët do të zhvendosnin blerjet në tetor në kërkim të çmimeve më të favorshme të ofruara paraprakisht.
Megjithatë, rritja e shitjeve me pakicë për këtë vit për pushime është ulur nga 8.5 për qind e vitit të kaluar, pasi inflacioni i lartë prej dekadash, rritja e normave të interesit dhe recesionet e afërta i kanë bërë konsumatorët të kujdesshëm.
Shitësit me pakicë, duke përfshirë shitësin online Amazon dhe zinxhirin e dyqaneve Walmart, ofruan zbritje të thella gjatë sezonit të festave për të hequr qafe inventarin e tepërt dhe për ta rikthyer atë në nivele normale.
Kjo ka çuar në kërkesë të lartë për gjithçka, nga lodrat te pajisjet elektronike, veçanërisht gjatë periudhës pesë-ditore midis Ditës së Falënderimeve dhe të hënës kibernetike.
Shitjet e pajisjeve elektronike, megjithatë, ranë 5.3 për qind në periudhën më të gjerë prej rreth dy muajsh deri në fund të nëntorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas raportit të MasterCard SpendingPuls.
Nga ana tjetër, shitjet në kategorinë e veshjeve dhe restoranteve janë rritur përkatësisht me 4.4 për qind dhe 15.1 për qind, gjë që ka kontribuar në rritjen e përgjithshme të trafikut gjatë dy muajve.
Shitjet në internet u rritën me 10.6 për qind në atë periudhë, pak më poshtë nga rritja prej 11 për qind e vitit të kaluar, thuhet në raport.
Mastercard SpendingPuls mat trafikun në dyqanet fizike dhe online që është realizuar duke përdorur të gjitha format e pagesës. Përjashtohen shitjet e makinave.