Shitjet e procesorëve desktop renie rekord por rritja e AMD nuk ndalet

1 minut lexim

Shitjet e procesorëve për kompjuterët desktop prekën nivelin më të ulët në tre dekada sipas një raporti të Mercury Research.

Firma tha se rënia krahasuar me një vit më parë është më e larta regjistruar në historinë e saj dhe më e madhja që prej 1984.

Pavarësisht kësaj situate të zymtë, AMD arriti të fitojë terren. Ndërsa Intel raportoi për herë të parë në dekada humbje fitimi dhe të ardhurash, AMD raportoi rritje me 70%.

Prodhuesi i procesorëve Ryzen po përgatitet për një fundvit solid me prezantimin e Ryzen 7000, grafikave RDNA 3 dhe çipeve EPYC “Genoa” për qendrat e të dhënave.

Në tregun e laptopëve AMD arriti në 24.8%, të serverëve në 13.9% dhe në total një pjesë tregu prej 31.4% për procesorët x86.

Deri në fund të vitit AMD dhe Intel parashikojnë një rënie dyshifrore ndërsa Nvidia raporton rënie të shitjeve të kartave grafike me 50%.

Krahasuar me një vit më parë AMD u rrit me 8.9 pikë përqindjeje dhe 3.7 pikë përqindjeje me tre mujorin e kaluar duke vendosur rekorde të reja. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Porti i Durrësit, aferë”- Petrit Vasili letër zyrtare qeverisë: Po rrëmben një aset strategjik

Story i radhës

E dashura e R.Kelly-t shkruan një libër për jetën nën hijen e tij, por ç’ka thënë ajo dikur

Të fundit nga