AMD vijoi të dominojë segmentin e shitjeve të procesorëve për entuziastët në Gjerman ndërsa modelet Ryzen janë shumë më popullorë sesa apo Intel Core.
Megjithatë vështirë të konsiderohet si zhvillim pozitiv për AMD ndërsa procesorët më të shitur i përkasin platformës së vjetër AM4 e cila duhej të zëvendësohej nga procesorët Ryzen 7000 debutuar në Shtator së bashku me AM5.
Të dhënat që vinë nga Gjermania nga distributori më i madh Gjerman i harduerëve, Mindfactory tregojnë një Dhjetor si muajin e dytë me shitjet më të larta.
AMD ka shitur afro 20 mijë procesorë ndërsa Intel afro 11 mijë. Shitjet e AMD zinin më shumë se 50% të tregut ndërsa ato Intel vetëm 37%.
Ndarja e të ardhurave ishte e ngjashme me Intel që mori 41% të tyre.
Ryzen 7 5800X3D ishte procesori më i shitur me 3250 njësi vetëm në Dhjetor. Ryzen 5 5600X dhe Ryzen 7 5800X shitën mbi 2 mijë njësi ndërsa Core i5-12400F ishte alternativa më e mirë e Intel me 2260 njësi të shitura.
Në mesin e çipeve të shitura, gjenerata e 12-të Alder Lake dhe 13-të Raptor Lake ishin me rritjen më të madhe. Ndërsa procesorët e rinj Ryzen 7000 patën rënie të shitjeve me 27%.
Gjatë gjithë vitit, Ryzen 5 5600X ishte procesorë më popullor me 28280 njësi të shitura ndjekur nga Ryzen 7 5800X me 25280 njësi të shitura dhe Ryzen 5 5600G me 18300 njësi të shitura.
Çipi i katërt më popullor ishte Ryzen 7 5800X3D me 15150 njësi të shitura.
Sipas Mindfactory, çipet Ryzen 5000(Vermeer) përbënin 71% të shitjeve, Ryzen 7000(Raphael) zinin 15% të shitjeve dhe Ryzen 5000G(Cezanne) 13% ë shitjeve.
I njëjti distributor shiti 43% të procesorëve Intel që i përkisnin arkitekturës Alder Lake](12Gen) dhe 46% të procesorëve që i përkisnin arkitekturës Raptor Lake(13Gen).
Fajtor për performancën e dobët të çipeve të reja AMD Ryzen 7000 është padyshim kostoja e lartë e platformës me pllakat amë që po shiten mbi 250 dollarë. /PCWorld Albanian