Me një stuhi ekonomike që po afrohet, lufta në Ukrainë dhe problemet me zinxhirët e furnizimit, Gartner parashikon se shitjet e kompjuterëve në mbarë botën do të bien me 10% këtë vit.
Sipas një drejtuesi të lartë të Gartner, janë disa faktorë që kanë kontribuar në këtë trend negativ që sipas tij shumë konsumatorë blenë kompjuterë në 2020 dhe 2021.
Pas shitjes së 341 mijë njësive vitin e kaluar, Gartner parashikon që këtë vit shitjet do të jenë 310 mijë ose 9.5% më pak.
Statistika përshin kompjuterët Windows, Chromebook-ët dhe Mac-ët. Janë pikërisht Chromebook-ët të cilët do të marrin goditjen më të rëndë me rënie prej 30% ndërsa kompjuterët Windows dhe Mac me vetëm 3%.
Raportoi analizoi edhe tregun e tabletëve ku pritet një rënie me 9% ndërsa për smartfonët një rënie me 7.1%. /PCWorld Albanian